Aktualitet

'Alo, dikush po "qarkullon" me blinda, kontrollojeni"/ "Lëviznin “eskortë”, telefonata që çoi në ndalimin e Ramazan Rrajës dhe 3 miqve

Të shoqëruarit, Ramazan Rraja, Rexhep Rraja dhe miqtë e tyre, janë marrë në pyetje lidhur me trajektoren e lëvizjes së tyre, dhe pronësinë e tre automjeteve të blinduara.

15 Nëntor 2022, 15:52 Nga k.m.

 

'Alo, dikush po "qarkullon" me blinda, kontrollojeni"/
Ramazan dhe Rexhep Rraja

 

TIRANË- Një informacion i mbërritur me telefon, në sallën operative në Policinë e Tiranës se persona të armatosur dhe të gjithë me precedentë penalë, lëviznin “eskortë” me tre makina të blindura, ka mobilizuar forcat “Shqiponja”. "Ora News" shkruan se të gjithë të shoqëruarit, Ramazan Rraja, Rexhep Rraja dhe miqtë e tyre, janë marrë në pyetje lidhur me trajektoren e lëvizjes së tyre, dhe pronësinë e tre automjeteve të blinduara. Deri më tani lidhur me ngjarjen nuk ka asnjë njoftim nga Policia e Shtetit, ndërkohë që të gjithë të rinjtë janë ende në ambientet e Policisë së Shtetit. 

Emri i Ramazan Rrajës, u përmend nga policia edhe në masakrën e mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë tre persona Briland Martinaj, Dilen Vata dhe Besmir Hoxha, ndërkohë që kushëriri i i tij, Rexhepi u bë i njohur për çështjen e dhunimit të ish të dashurës së tij, Xhisiela Malokut. Që nga kjo ngjarje e fundit nuk ka pasur më akuza për të. Ndërsa Ramazani u rikthye në qendër të vëmendjes pas publikimit të një video ku shfaqen në një lokal në Fushë-Krujë me kallashnikov.

ramazan rraja rexhep rraja

Sondazh

Poll