Babai i Ramazan Rrajës: Neritan Nallbati e ka me personale familjen tonë, i paguar nga grupet kriminale në Durrës
Për mediat, Xhelal Rraja ëshë shprehur djali i tij nuk është i shpallur në kërkm nga policia për asnjë vepër penale ndërkohë që ka theksuar se është e vërtetë që djali i tij lëviz me makinë të blinduar.
TIRANË- Babai i Ramazan Rrajës, Xhelali ka folur pas shoqërimin të djalit në tij nga policia paraditen e sotme. Për mediat, Xhelal Rraja ëshë shprehur djali i tij nuk është i shpallur në kërkm nga policia për asnjë vepër penale ndërkohë që ka theksuar se është e vërtetë që djali i tij lëviz me makinë të blinduar. Rraja ka akuzuar drejtorin e policisë kriminale, Neritan Nallbati, se është i paguar nga struktura të krimit që kur ishte drejtor në Durrës, dhe e ka personale.
‘Edhe kur ka qenë drejtor police ka marrë rrogë dhe i vjen rruga në shtëpi. Ajo ngjarje është vazhdim i kësaj që po them shpifje. Është sqaruar ka dhënë dëshmi janë verifikuar gjërat dhe nuk është asgjë e vërtetë. Nëse djalit tim do to faktohet gjëja më e vogël ai të përgjigjet. Nuk është në kërkim policor. Ka dy orë që rri këtu dhe nuk më ka sqaruar njeri se pse është shoqëruar. Është e vërtetë që lëviz me makinë të blinduar pse duhet të ndalohet për lëvizje më makinë të blinduar. Makinën e kam unë me letra,’ u shpreh Rraja.
Nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja është shoqëruar ditën e sotme në Policisë. Aksioni i Policisë së Shtetit është zhvilluar mesditën e sotme në Tiranë në zonën e Qafë-Kasharit. Deri më tani, gjithë çfarë dimë është fakti që Ramazan Rraja ka qenë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit si një prej tre personave që më 13 nëntor 2021 u futën të armatosur dhe maskuar në një lokal në Lezhë, e po ashtu si një nga të dyshuarit kryesorë për masakrën e Fushë Krujës, edhe pse vetë ka dalë publikisht dhe ka mohuar të gjtha pretendimet e ngritura ndaj tij. Rraja pretendon se e ka të provuar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy personave të tjerë.
Sondazh
"Edhe këtë duan t'a zaptojnë/ Banorët në protestë kundër traut te Parku i Divjakës: Jemi taksapagues, na lini të punojmë
Parku i Divjakës DIVJAKË- Banorët kanë dalë sot sërish në protestë për Parkun e Divjakës, aty ku po ...
Ç'ka ndodhur? Policia aksion në Qafë-Kashar, ndalohet Ramazan Rraja. Po lëvizte me mjet të blinduar
Ramazan Rraja TIRANË- Ndalohet nga Policia e Shtetit nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja. Aksioni i Policis&...
Dhunuan gjyshin që mbrojti nipin, Policia shpall në kërkim 31-vjeçarin, vihet në hetim shoferi i linjës 'Tirana e Re'
Momenti i sherrit TIRANË- Policia e Shtetit ka vënë në hetim shoferin e linjës së autobusëve 'Tirana e Re', ndërsa ...
Historia e fermerit nga Vlora që kërkon pafajësinë në Apel: Unë rris gjela deti, nuk mbjell kanabis
Foto ilustruese TIRANË- Një shtetas po përballet me Prokurorinë e Vlorës në Gjykatën e Apelit të këtij qyteti&...
Kontrollojnë trafikun e drogës, ministri i jashtëm i Ekuadorit kërkon vizë për çdo shqiptar që hyn në vendin e tij
Droge ne Ekuador EKUADOR- Ministri i Jashtëm i Ekuadorit Juan Carlos Holguín zbulon se për arsye sigurie qytetarët e tetë ...
Guardia di Finanza shkatërron bandën italo-shqiptare, u kapën me 187 kg kokainë me një fitim 5 mln €
Droga e kapur ITALI- Tre persona të arrestuar dhe një me masën ndalim qëndrimi, janë përfundimi i një hetimi nga Guardia...
Aksident në Durrës/ Shoferja humb kontrollin, makina përfundon në dyqan
aksident ne Durres DURRËS- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm Durrës. Burime bëjnë me dije se ngjarja...
Shëndetësia falas që nuk ekziston/ Në fshatrat e Bulqizës, banorët nuk kanë mjekë
Foto ilustruese Shumë fshatra në bashkinë Bulqizë vuajnë mungesën e e shërbimit mjekësor për shkak të...
Braktisja e fshatrave në Mirditë/ Toka djerrë dhe shkolla të mbyllura fare pranë Rrëshenit
Foto ilustruese Top Channel ka udhëtuar drejt fshatit Ndërfushaz në Mirditë, më pak se një km larg nga qytetit i Rrëshen...
I dënuar në Itali për grup kriminal, drogë e prostitucion, konfiskohen 11 pasuri të Roland Domit
Foto ilustruese TIRANË- 11 pasuri në pronësi të Roland (Taulant) Domit, i dënuar në Itali për grup të kriminal, shf...
