Aktualitet

Guardia di Finanza shkatërron bandën italo-shqiptare, u kapën me 187 kg kokainë me një fitim 5 mln €

Operacioni i sotëm është rezultat i një hetimi kompleks dhe të artikuluar të policisë gjyqësore të koordinuar nga Prokuroria Publike e Savonës, i cili filloi në vitin 2020 dhe që kishte çuar tashmë në arrestimin në flagrancë të pesë personave dhe sekuestrimin e mbi 500 gram kokainë dhe rreth 800 hashash. 

15 Nëntor 2022, 13:05 Nga d.a.
Guardia di Finanza shkatërron bandën italo-shqiptare, u kapën me
Droga e kapur

ITALI- Tre persona të arrestuar dhe një me masën ndalim qëndrimi, janë përfundimi i një hetimi nga Guardia di Finanza për trafikun e drogës me një bazë operacionale në zonën e Savonës dhe që përfshinte vendndodhje të ndryshme në veriperëndim.

Sipas mediave italiane, Operacioni i sotëm është rezultat i një hetimi kompleks dhe të artikuluar të policisë gjyqësore të koordinuar nga Prokuroria Publike e Savonës, i cili filloi në vitin 2020 dhe që kishte çuar tashmë në arrestimin në flagrancë të pesë personave dhe sekuestrimin e mbi 500 gram kokainë dhe rreth 800 hashash. Të arrestuarit e sotëm akuzohen se kanë tentuar të nxjerrin 187 kg kokainë të ruajtur në kontejnerë të mbërritur në portin e Vado Ligure, objekt i sekuestrimit nga Fiamme Gialle.

Në pranga përfunduan italianë dhe shqiptarë të moshave 42 deri në 60 vjeç, të cilët u njoftuan për urdhrat e kujdestarisë të firmosura nga gjyqtari hetues i gjykatës së Savonës. Hetimi nisi në vitin 2020 me arrestimin në flagrancë të pesë trafikantëve, sekuestrimin e 500 gram kokainë dhe 800 gram hashash. Tani zhvillimi i ri i hetimit. Të arrestuarit akuzohen se kanë tentuar të nxjerrin 187 kilogramë kokainë të ruajtur në kontejnerë të mbërritur në portin e Vado Ligure, të sekuestruara nga Fiamme Gialle.

“Rikonstruksioni i veprave penale të kryera nga shoqata kriminale, e përbërë nga jo më pak se 6 subjekte, ka bërë të mundur edhe përcaktimin sasior të tregtimit të paligjshëm të mbi 18 kilogramëve hashash dhe gjysmë kilogrami të kokainës." thuhet në një shënim nga Guardia di Finanza.

Aktiviteti i paligjshëm do të kishte sjellë në total mbi 5 milionë euro fitime. Rezultati i arritur dëshmon edhe një herë për vëmendjen e vazhdueshme të Guardia di Finanza në luftën kundër trafikut të drogës dhe në përgjithësi për të gjithë trafikun e paligjshëm që bëhet në zonën e Savonës”.

policia italiane shkatërrohet banda italo-shqiptare

Sondazh

Poll