Aktualitet

Kishte kthyer banesën në 'qendër biznesi' për shitjen e drogës, i riu shqiptar 'ngec' në rrjetën e Policisë italiane

Policia pas kontrollit të kryer në banesë gjeti 20 gramë kokainë, 100 gramë marihuanë dhe 11 mijë euro para të thata që dyshohet se kanë ardhur si pasojë e shitjes së drogës.

15 Nëntor 2022, 15:27 Nga e.k
Kishte kthyer banesën në 'qendër biznesi' për
Droga e sekuestruar

ITALI- Një 28-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është vënë në prangat e Policisë italiane pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. I riu u arrestua në një banesë në zonën e Ascoli-t, të cilën e kishte kthyer në bazë për shpërndarjen e kokainës dhe marijuanës. 

Policia pas kontrollit të kryer në banesë gjeti 20 gramë kokainë, 100 gramë marihuanë dhe 11 mijë euro para të thata që dyshohet se kanë ardhur si pasojë e shitjes së drogës.

Shqiptari ra në 'rrjetën' e Policisë italiane pasi i shiti drogë një personi që kishte kohë që mbahej nën vëzhgim nga efektivët e anti-drogës. Ai tashmë do të përballet me akuzën e shitjes së lëndëve narkotike. 

itali policia italiane

Sondazh

Poll