Aktualitet

Kontrollojnë trafikun e drogës, ministri i jashtëm i Ekuadorit kërkon vizë për çdo shqiptar që hyn në vendin e tij

Ministri i Jashtëm Juan Carlos Holguín zbulon se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u forcua për të ndaluar mafiozët e udhëhequr nga shqiptarët në vendet evropiane, si Belgjika dhe Holanda, si dhe në Ekuador, Kolumbi dhe Peru.

15 Nëntor 2022, 13:09 Nga d.a.
Kontrollojnë trafikun e drogës, ministri i jashtëm i Ekuadorit
Droge ne Ekuador

EKUADOR- Ministri i Jashtëm i Ekuadorit  Juan Carlos Holguín zbulon se për arsye sigurie qytetarët e tetë vendeve, përfshirë Shqipërinë, kanë nevojë për viza për të hyrë në Ekuador.

Sipas mediave vendase, Ministri i Jashtëm Juan Carlos Holguín zbulon se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u forcua për të ndaluar mafiozët e udhëhequr nga shqiptarët në vendet evropiane, si Belgjika dhe Holanda, si dhe në Ekuador, Kolumbi dhe Peru.

Ai thekson se tashmë, për arsye sigurie, qytetarët e tetë shteteve, mes të cilëve edhe Shqipëria, kanë nevojë për viza për të hyrë në Ekuador.

Bashkëpunimi për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe shkëmbimi i informacionit të inteligjencës, është rritur midis Ekuadorit, Britanisë së Madhe dhe Spanjës. Ndërsa qeveria e Ekuadorit mbështet padinë e Meksikës kundër disa kompanive që prodhojnë armë në Shtetet e Bashkuara.

bandat shqiptare ne ekuador juan carlos holguín

Sondazh

Poll