Aktualitet

"Edhe këtë duan t'a zaptojnë/ Banorët në protestë kundër traut te Parku i Divjakës: Jemi taksapagues, na lini të punojmë

Banori bën thirrje ndaj Bashkisë dhe autoriteteve që të anulojnë vendosjen e traut dhe të heqin tarifën pasi ata janë taksapagues dhe kanë të drejtë të punojnë lirshëm, pa detyrime shtesë. 

15 Nëntor 2022, 13:52 Nga a.l
"Edhe këtë duan t'a zaptojnë/ Banorët në
Parku i Divjakës

DIVJAKË- Banorët kanë dalë sot sërish në protestë për Parkun e Divjakës, aty ku po bëheshin punime për vendosjen e traut elektronik, për të cilën është vendosur një tarifë. Ata shprehen të shqetësuar se kjo taksë shtesë do të ndikojë te bizneset e vogla në atë zonë pasi sipas tyre vizitorët ditorë do të rrallohen pas vendosjes së taksës. Ata shprehen se te parku nuk është bërë asnjë investim. Sakaq një tjetër ka bërë thirrje ndaj Bashkisë dhe autoriteteve që të anulojnë vendosjen e traut dhe të heqin tarifën pasi ata janë taksapagues dhe kanë të drejtë të punojnë lirshëm, pa detyrime shtesë. 

"Shqipërinë na i kanë zaptuar këta. Edhe ky vend që ka ngelur duan ta zaptojnë dhe këtë edhe pastaj të ngrejmë duart dhe të ikim, t'u alejmë këtyre", tha një banor.

"Është turp për kombin tonë, për komitetin e Divjakës që të bëhet kjo këtu", tha një banor. 

"Kjo ka për të ndikuar shumë në ardhjen e turistëve ditorë, që Divjaka zakonisht ka", tha një banor. 

"Si mund të paguash për këtë, Divjaka është e jona është e të gjithëve", tha një banor.

"Përveçse zona nuk është zhvilluar merren shumë taksa, shtojnë dhe një taksë tjetër pa investuar asgjë", tha një banor.

"Kjo shkon në dëmin tonë se në do kalojmë disa herë këtu, na lini të marim dhe të punojmë lirshëm se ne jemi taksapgues, ne punojmë me forcat tona. Kështu që pylli i Divjakës është pylli i qytetarëve të Divjakës", tha një tjetër banor. 

Dencimi është bërë nga deputetja e PD-së Ilda Dhora ndërsa këtë vendim më herët e ka kundërshtuar dhe deputeti i zonës Erion Braçe./Dosja.al

trau te parku i divjakes

Sondazh

Poll