Aktualitet

Dhunuan gjyshin që mbrojti nipin, Policia shpall në kërkim 31-vjeçarin, vihet në hetim shoferi i linjës 'Tirana e Re'

Këta të dy dyshohet se dhunuan një të moshuar, pamjet e së cilës u bënë publike në rrjet.

15 Nëntor 2022, 13:17 Nga A.B
Dhunuan gjyshin që mbrojti nipin, Policia shpall në kërkim
Momenti i sherrit

TIRANË- Policia e Shtetit ka vënë në hetim shoferin e linjës së autobusëve 'Tirana e Re', ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër person. Këta të dy dyshohet se dhunuan një të moshuar, pamjet e së cilës u bënë publike në rrjet. Forcat blu, sqarojnë se kanë shpallur në kërkim personin me inicialet A.S, 31-vjeç. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqen dy shtetas që godasin një të moshuar, afër një stacioni autobusi, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar. Mas identifikimit, në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. N., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Tiranë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.


Sherri ka ndodhur dy ditë më parë. Pamjet e publikuara nga "JOQ ALBANIA" tregojnë dhunën e ushtruar ndaj të moshuarit. Sherri mes tyre, nisi mes shoferit të autobusit dhe një pasagjeri (i moshuari që goditet), i cili ishte duke zbritur nga autobusi, kur dera mbyllet me shpejtësi duke zënë nipin e tij 7-vjeçar. I mitur, i lënduar, por edhe i tronditur nga sherri i gjyshit të tij ka nisur që të qajë me ngashërima. 

Në debat e sipër i moshuari tenton të godasë shoferin, pasi i ishte dëmtuar nipi, por dy të rinjtë e godasin të moshuarin, duke e shtyrë dhe ofenduar gjithashtu.

"Ik ere se qenke burrë i vjetër. Ik o mos i gjuaj më,"-dëgjohet në video, ndërkohë që i moshuari tenton të vetëmbrohet, e askush tjetër nuk ndërhyn për t'i ndarë.

sherr tirane dhunohet i moshuari ne tirane

Sondazh

Poll