Aktualitet

Aksident në Durrës/ Shoferja humb kontrollin, makina përfundon në dyqan

Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur në hyrjen e një dyqani pranë “Hysen Myshketa” në qytetin bregdetar.

15 Nëntor 2022, 12:24 Nga a.l
Aksident në Durrës/ Shoferja humb kontrollin, makina përfundon
aksident ne Durres

DURRËS- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm Durrës. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen 16. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur në hyrjen e një dyqani pranë “Hysen Myshketa” në qytetin bregdetar.

Mjeti drejtohej nga një shofere e cila ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur në hyrjen e një dyqani që shet rroba. Në vendngjarje mbërriti patrulla e policisë dhe kreu veprimet e rastit. Paraprakisht mësohet se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar./ Dosja.al

aksident ne durres

Sondazh

Poll