Sport

Rinovimi i Leao-s, babai i sulmuesit shton frikën te Milan: "Chelsea, Barça dhe Real Madrid? Do t'i vlerësojmë"

Rafael Leao ende nuk ka rinovuar kontratën me klubin e Milanit. Drejtuesit kuqezi janë frikësuar nisur edhe nga fjalët e babait të sulmuesit.

15 Nëntor 2022, 14:58 Nga DOSJA

Rinovimi i Leao-s, babai i sulmuesit shton frikën te Milan: "Chelsea,

MILANO- Rafael Leao ende nuk ka rinovuar kontratën me klubin e Milanit. Drejtuesit kuqezi janë frikësuar nisur edhe nga fjalët e babait të sulmuesit. Në një intervistë për Record, Antonio Leao do të shprehej: "Interesi i Chelseat? Deri në vitin 2024, ne do të shqyrtojmë gjithçka qoftë Barcelona apo Real Madrid".

Nuk duhet harruar edhe mosmarrëveshja me Sporting Lisbon ku portugezi duhet ti paguajë ish-klubit të tij 20 milionë euro: "Po punojmë."

Maldini dhe Massara duan ta mbyllin brenda pak javësh, drejtuesit duhet të merren me kufirin e pagave. Vullneti i lojtarit është të qëndrojë, por duhen paguar 7 milioën euro, ndërsa kuqezinjtë ofrojnë 5.5 milionë euro.

E.Ç (Dosja.al)

milan leao

Sondazh

Poll