Sport

Presidenti Macron në Katar, vetëm nëse Franca kualifikohet në gjysmëfinale…

Pallati ‘Elysée’ tregoi të hënën për disa media se kur presidenti i Republikës, Emmanuel Macron, do të shkonte në vendin arab, ku do të zhvillohet Kupa e Botës.

14 Nëntor 2022, 22:38 Nga DOSJA

Presidenti Macron në Katar, vetëm nëse Franca kualifikohet

FRANCE - Pallati ‘Elysée’ u ka thënë disa mediave se Presidenti i Republikës, Emmanuel Macron, do të shkojë në Katar, vetëm nëse ‘Blutë’ e Francës arrijnë në gjysmëfinale të Kupës së Botës (20 nëntor - 18 dhjetor). 

Ky është edhe një kusht i vendosur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noël Le Graët, në mënyrë që trajneri trengjyrësh, Didier Deschamps, të ketë kontroll mbi të ardhmen e tij dhe të ruajë vazhdimësinë në krye të ‘Bluve’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll