Sport

BEFASUESE! Një gjyqtar kosovar do të drejtojë ndeshjen miqësore Shqipëri-Itali…

Një treshe kosovare e gjyqtarëve do të japin drejtësi në ndeshjen, që kuqezinjtë e Shqipërisë do të luajnë në “Air Albania”, të mërkurën, në orën 20:45, me ‘azzurrët’ e Italisë

15 Nëntor 2022, 11:27 Nga DOSJA

BEFASUESE! Një gjyqtar kosovar do të drejtojë ndeshjen

TIRANE - Lajmi është befasues, por i vërtetë. Gjyqtari kosovar Genc Nuza do të drejtojë ndeshjen miqësore Shqipëri-Itali. Asistentë të tij do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj,- raporton media kosovare.

Gjyqtari Nuza, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” është shprehur tejet i lumtur që do ta gjykojë këtë ndeshje, duke theksuar se është edhe një sukses për futbollin kosovar në përgjithësi.

“Të nderuar miq, Jam tejet i lumtur që do të jem gjyqtar kryesor në ndeshjen miqësore, SHQIPËRI – ITALI, e cila do të zhvillohet në njërin nga stadiumet më moderne të Evropës, Air Albania. Na prift e mbara”- ka shkruar gjyqtari Genc Nuza në Facebook.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll