Sport

Manchester United-Ronaldo ‘divorci’ në janar, Bayern dhe Chelsea në pritje…

CR7 dhe agjenti i tij janë takuar javën e shkuar me bavarezët. Edhe londinezët mund të kthehen në garë për yllin portugez

15 Nëntor 2022, 12:20 Nga DOSJA

Manchester United-Ronaldo ‘divorci’ në janar, Bayern dhe

ANGLI - Manchester United po mendon të largojë Cristiano Ronaldon pas deklaratave tronditëse të portugezit për klubin dhe trajnerin Ten Hag. “Djajtë e Kuq”, pas deklaratës së butë të lëshuar dje, po vlerësojnë marzhet ligjore për të shqyer kontratën e Ronaldos për një arsye të drejtë, që do të justifikohej me deklarata e denigruese ndaj trajnerit dhe klubit. Ndërkohë, CR7 dhe agjenti kanë takuar drejtuesit e Bayern Munich javën e kaluar për një transferim në janar. Chelsea gjithashtu mund të kthehet në skenë për të rrëmbyer portugezin.

Në janar, rrugët e Ronaldos dhe Manchester United do të ndahen. Fjalët e CR7 janë tepër të rënda, akuza që nuk lënë asnjë fije pajtimi. Cila është e ardhmja për Cristiano Ronaldon? Pyetja është gati të kthehet në një frazë që do të na shoqërojë gjatë gjithë Kupës së Botës dhe deri në merkaton e transferimeve dimërore.

“Daily Mail” zbulon një takim javën e kaluar mes agjentit Mendes, futbollistit dhe drejtuesve të Bayern Munichut, që kishte qenë një nga klubet, së bashku me Chelsea, PSG, Napoli dhe Sporting, të cilëve agjenti i fuqishëm gjatë verës së kaluar u kishte testoni ujërat. 

Në atë kohë, presidenti Oliver Kahn dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidzic deklaruan se blerja e Ronaldos nuk ishte në filozofinë e klubit, por një reflektim i ri brenda klubit gjerman mund të bëhet në javët në vijim, edhe në dritën e kushteve kur Sadio Mané është dëmtuar. 

Synimi i Ronaldos është të luajë gjysmën e dytë të sezonit në një klub që luan në Champions League. Megjithatë, hipoteza e Chelseas gjithashtu mbetet e vlefshme, falë marrëdhënieve të mira mes Mendes dhe pronarit të bluve, Todd Boehly. Megjithatë, si Tuchel në verë, as trajneri i ri Potter nuk duket entuziast për këtë ide. Uluni në divan dhe bëhuni gati për të shijuar një tjetër telenovelë, ku Cristiano Ronaldo është personazhi kryesor...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll