Sport

Trajneri gjerman Tuchel paralajmërohet të largohet nga Britania e Madhe...

Skuadra e Chelsea, pasi e shkarkoi gjermanin dy muaj më parë, nuk i dha Tuchelit një licencë të posaçme për të shmangur dëbimet me forcë. Trajnerit, në fund të vitit i përfundon leja e qëndrimit në Angli

15 Nëntor 2022, 07:09 Nga DOSJA

Trajneri gjerman Tuchel paralajmërohet të largohet nga Britania e

ANGLI - Sipas lajmeve të publikuara këtë të hënë nga e përditshmja britanike ‘The Telegraph’, trajneri gjerman Thomas Tuchel do të duhet të largohet nga Mbretëria e Bashkuar gjatë muajit të ardhshëm, pra deri në fund të vitit.

Çështja është legjislacioni në lidhje me vizat, i aplikuar pas Brexit-it. Skuadra e Chelsea, pasi e shkarkoi gjermanin dy muaj më parë, nuk i dha Tuchelit një licencë të posaçme të parashikuar për të shmangur dëbimet me forcë, e njohur si leje kopshtarie.

Interesant është fakti, se asistentët e trajnerit gjerman, Zsolt Low dhe Benjamin Webber, mbeten teknikisht nën kontratë me Chelsean, megjithatë kryetrajneri, shpjegon se gazeta, nuk kishte të drejtë për të njëjtin trajtim të tillë nën presidencën e milionerit amerikan Todd Boehly, i cili i bleu blutë e Londrës nga manjati Roman Abramovich verën e kaluar.

Aktualisht Thomas Tuchel jetonte në Surrey, ku vajzat e tij ndoqën shkollën, por në fund të vitit trajneri gjerman duhet të transferohet në atdheun e tij, në Mynih, pasi atij i përfundon e drejta e qëndrimit në Britaninë e Madhe.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll