Sport

Çmenduri në Abu Dhabi, 15 mijë fansa vetëm për të parë Leo Messin në stërvitje…

Skuadra argjentinase ka zhvilluar seancën e parë përgatitore në Emiratet e Bashkuara Arabe

15 Nëntor 2022, 07:23 Nga DOSJA

Çmenduri në Abu Dhabi, 15 mijë fansa vetëm për

EMIRATET E BASHKUARA - Mbi 15 mijë tifozë ishin mbledhur këtë të hënë në stadiumin ‘Al Nahyan’ në Abu Dhabi për të parë stërvitjen e parë të skuadrës së Argjentinës, në të cilën mori pjesë Leo Messi, i cili kishte mbërritur disa orë më parë në kryeqytetin e Emirateve.

Messi, i cili mori pjesë të dielën në fitoren (5-0) të PSG-së ndaj Auxerre në Ligue 1, iu bashkua grumbullimit të ‘albicelesteve’ së bashku me Ángel Di María dhe Leandro Paredes, të cilët gjithashtu luajtën ndeshjen dje me Juventusin e Serisë A kundër Lacio (2-0).

Çmenduri në Abu Dhabi për praninë e skuadrës argjentinase dhe veçanërisht për Messin. Edhe një fans ‘spontan’ u hodh në fushë, por nuk arriti dot deri te ‘Pleshti’ falë ndërhyrjes së pjesëtarëve të sigurimit.

Çmenduri në Abu Dhabi, 15 mijë fansa vetëm për

Lionel Scaloni, trajneri i skuadrës argjentinase, drejtoi një seancë të qetë përgatitore në Abu Dhabi, ku do të luajë ndeshjen e fundit miqësore kundër Emirateve të Bashkuara Arabe të mërkurën. Trajneri argjentinas kishte katërmbëdhjetë lojtarë në fillim të një séance, në të cilën ‘nxënësit’ e tij treguan një atmosferë madhështore dhe shumë të qeshura. Në orët e ardhshme ai shpreson të ketë të gjithë kampusin.

Argjentina do të debutojë në Kupën e Botës më 22 nëntor kundër Arabisë Saudite, do të përballet me Meksikën të shtunën më 26 dhe Poloninë të mërkurën më 30.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll