Sport

Ronaldo për Neville: “Nuk është budalla, më përdor për të tërhequr vëmendjen”...

Sulmuesi portugez mendon se ish-shokët e tij të skuadrës e kritikojnë atë në TV, pasi kërkojnë për të qenë më të famshëm. “Është e vështirë kur sheh njerëz, që ishin në dhomën e zhveshjes me ty, duke të kritikuar kështu,"- shprehet ai.

15 Nëntor 2022, 07:12 Nga DOSJA

Ronaldo për Neville: “Nuk është budalla, më

ANGLI - Gary Neville, ish-partneri i Cristiano Ronaldos për shtatë vite te Manchester United, e ka akuzuar ashpër 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, duke u shprehur se "ai nuk është më lojtari yll", duke vazhduar sipas tij se ai “duhet të largohet” nga “Djajtë e Kuq”. 

Portugezi, në intervistën e tij për ‘The Sun’, iu përgjigj ish-shokut tij të skuadrës: “Të dëgjosh se si të kritikojnë ish-kolegët apo shokët e skuadrës, kur shohin vetëm një këndvështrim... Është e lehtë të kritikosh, nuk e di nëse ata kanë një punë tjetër në TV, por ata të kritikojnë për të qenë më të famshëm. Vërtet, nuk e kuptoj. Është e vështirë kur sheh njerëz, që ishin në dhomën e zhveshjes me ty, duke të kritikuar kështu." 

Dhe kur u pyet nëse Neville e kishte përdorur emrin e tij për të tërhequr vëmendjen, ai nuk kishte asnjë dyshim: "Unë mendoj se ata përfitojnë nga kjo, sepse nuk janë budallenj. Unë jam djali më i ndjekur në botë. Kjo nuk është rastësi".

Ronaldo për Neville: “Nuk është budalla, më

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll