Politike

Zbardhet procesverbali i Kuvendit për dy deputetët e PD, Paloka: Çudi, nuk paskemi qenë të dehur!

Sot, në procesverbalin e Kuvendit thuhet se dy deputetët janë përjashtuar pasi kanë shkelur etikën parlamentare dhe kanë fyer kryeministrin Edi Rama, e në asnjë moment nuk listohen pretendimet e këtij të fundit se kolegët ishin të dehur.

15 Nëntor 2022, 13:10 Nga k.m.
Zbardhet procesverbali i Kuvendit për dy deputetët e PD, Paloka:
Edi Paloka

TIRANË- Dy deputetët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj u përjashtuan me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, por vetëm për fjalor të pistë dhe jo për shkak se ishin nën ndikimin e alkoolit. Sot, në procesverbalin e Kuvendit thuhet se dy deputetët janë përjashtuar pasi kanë shkelur etikën parlamentare dhe kanë fyer kryeministrin Edi Rama, e në asnjë moment nuk listohen pretendimet e këtij të fundit se kolegët ishin të dehur.

"Kanë përdorur fjalë fyese ndaj kryeministri të Shqipëri. Kanë kryer sjellje të pahijshme në sallën e seancës plenare duke shkelur etikën parlamentare,"-janë dy arsyet e pezullimit.

Pas publikimit të procesverbalit, ka reaguar Paloka, i cili ka shkruar se me dokumentin ranë të gjitha pretendimet e Ramës, ndërsa shtoi se bashkë me kolegun kryeministrit vetëm sa i kishin kthyer "nderin".

“Çudi, nuk paskemi qene “te dehur” sic perseriste i shperfytyruari ne seance plenare!!! Në fakt thjeshtë i kthyem restin per lumin e sharjeve dhe fyerjeve qe ai leshoi nje dite me pare ndaj opozites dhe kjo eshte me e pakta qe ai meriton,”-shkruan Paloka.

POSTIMI I PLOTË

edi paloka bujar leskaj

Sondazh

Poll