Politike

Porti i Durrësit, Kadia: Investitori përjashtohet nga 2 taksa, shteti ynë fiton 1 mld euro

Kompania do të duhet të paguajë një tarifë vjetore prej 2%, nga xhiro vjetore.

15 Nëntor 2022, 12:31 Nga A.B
Porti i Durrësit, Kadia: Investitori përjashtohet nga 2 taksa, shteti
Besart Kadia

TIRANË- Zv. ministri i Financave, Besart Kadia deklaroi se shteti përmes diskutimeve e marrëveshjeve me investitorin ka arritur të jetë aksioner me 33% në Projektin e Portit të Durrësit. Ai tha se projekti do të kushtojë  2.1 mld euro, nga të cilat shteti do të përfitojë 1 miliard. Kompania do të duhet të paguajë një tarifë vjetore prej 2%, nga xhiro vjetore. Kompania është përjashtuar nga 2 taksa, që kanë shërbyer që shteti të bëhet aksioner i përbashkët me kompaninë në masën 33%.

"Përtej aksionerit, kompania do ti paguajë shtetit shqiptar një tarifë vjetore të barabartë me 2% të xhiros vjetore të Marinës turistike. Kompania në fjalë do të përjashtohet nga taskat e ndikimit në infrastrukturë dhe strehimit social. Këto të dyja shërbëjnë si kontribut i shtetit shqiptar për të qenë aksioner i përbashkët në kompaninë në fjalë. Nuk kemi pranuar të ketë përjashtime të taksave të tjera, por vetëm në këto dy taksa. Shteti shqiptar është pjesëmarrës pas negociatave të bëra në këtë projekt me vlerën e 33%.

Kontrata aktuale ku shteti përfiton 33% të aksionit të kompanisë së përbashkët përfiton 2% të ardhura vjetore nga Marina turistike, ka të drejtën e vetos për vendimarrjen që lidhen me financimin dhe borxhin etj, dhe është e vetmja mënyrë për të siguruar që Porti tregtar i Durrësit, të mos prekë në asnjë moment të ardhurat nga aktiviteti portual i Durrësit,

Shteti do fitojë 1 mld euro, 217 mln euro në fazën e parë 754 mln euro dhe parashikimi që ky projekt, investim 2.1 mld euro, të ardhurat në buxhetin e shtetit është 1 mld euro. Ka kërkuar përjashtim nga taksat për 50 vjet, nuk e kemi pranuar, e kemi përjashtuar nga vetëm 2 taksa që shkojnë në total janë 220 mln euro. Projekti do zhvillohet te pjesa e kangjella, faza e parë do zgjasë 7 vjet, pjesa ku do hipin njerëzit në tragete nuk do të preket. Projekti do bëhet nga privati, jo nga biznesi i shtetit. Kalatat 66 mijë m2 i mbeten shtetit, bazeni i portit 60 ha i mbetet shtetit dhe kanali hyrës i portit 5.5 km i mbetet shteti, deti nuk tjetërsohet. Kalatat nuk ndryshohen dhe vija bregdetare i mbetet shteti”, tha Kadia.

jorida tabaku komisioni i ekonomise 15 nentor 2022

Sondazh

Poll