Politike

'Do kalojmë në votim'/ Shalsi mbyll komisionin, Kadia: E kalojmë edhe pa parlament, po e bëjmë për transparencë

Kadia tha se çdo investim strategjik mund të kalojë dhe pa kaluar në parlament mirëpo po e bëjnë seancën në Komision për të treguar transparencë.

15 Nëntor 2022, 12:16 Nga A.B
'Do kalojmë në votim'/ Shalsi mbyll komisionin, Kadia: E
Komisioni

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë u mbyll papritur. Kryetari i saj, Eduard Shalsi u shpreh se mbledhja do mbyllet pasi opozita nuk po lejon procesin e saj të vazhdojë normalisht. Përfaqësuesi shqiptar për projektin e Portit të Durrësit, Besart Kadia tha se çdo investim strategjik mund të kalojë dhe pa kaluar në parlament mirëpo po e bëjnë seancën në Komision për të treguar transparencë.

DEBATI:

Eduard Shalsi: Po më detyroni të mbyll mbledhjen dhe të shkoj në votim. Nëse ndërhyni dhe një herë do kaloj në votim. 

(Ndërhyn opozita)

Besart Kadia: Çdo investim strategjik mund të kalojë edhe pa kaluar në parlament. Por për hir të transparencës po e bëj.

Shalsi: Kalojmë në votim. Nuk do tallemi ne këtu. Pushim 2 minuta dhe po ju them, do kthehemi në votim. Po po, se e bëri, merr fjalën dhe mos dëgjo majtas dhe djathtas.

komisioni i ekonomise 15 nentor 2022

Sondazh

Poll