Sport

Skuka inauguron stadiumin e ri të Partizanit me dygolësh, pas ndeshjes, Reja e grumbullon me Kombëtaren: Ishte surprizë...

Xhuljano Skuka po kalon një moment fantastik te Partizani. Sulmuesi ishte protagonist, pasi ditën e sotme shënoi dy golat në fitoren që kryeqytetasit arritën kundër Bylisit me shifrat 2-1.

14 Nëntor 2022, 19:47 Nga DOSJA

Skuka inauguron stadiumin e ri të Partizanit me dygolësh, pas

TIRANË- Xhuljano Skuka po kalon një moment fantastik te Partizani. Sulmuesi ishte protagonist, pasi ditën e sotme shënoi dy golat në fitoren që kryeqytetasit arritën kundër Bylisit me shifrat 2-1. Pas ndeshjes, Skuka mori një lajm se ishte grumbulluar nga trajneri Reja me Kombëtaren për dy takimet me Italinë dhe Armeninë. Sulmuesi do të udhëtojë menjëherë në Durrës për t'u bashkuar në kompleksin 'Tropikal' ku qëndron përfaqësuesja kuqezi.

Lajmin e zbuloi vetë Skuka në prononcimin pas ndeshjes ndaj Bylisit, teksa për mikrofonin e “Oversport” u shpreh: Jam i kënaqur, nuk e di pse sma bëri Reja ftesën më parë, por ma bëri surprizë. Me Xhixhën kemi vendosur që të shënojmë sa më shumë gola. Xhixhës i uroj sa më shumë gola dhe atij. E di dhe ai që po vij. Me ndihmën e Zotit do të shënoj edhe në Kombëtare."

E.Ç (Dosja.al)

skuka partizani

Sondazh

Poll