Politike

'Jemi kthyer në lupsarë'/ DEBATE në komision, Shehi: Kush s'do të bëjë biznes në Shqipëri udha mbarë

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi deklaroi se Shqipëria është kthyer në lupsar për të mbajtur investitorët e huaj në vend.

15 Nëntor 2022, 09:33 Nga A.B
'Jemi kthyer në lupsarë'/ DEBATE në komision, Shehi:
Eduart Shalsi dhe Dashamir Shehi

TIRANË- Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, ku po flitet për Portin e Durrësit. Drejtuesi i komisionit Eduard Shalsi dhe deputeti Dashamir Shehi u përfshinë në debat. Ky i fundit, u shpreh se kush nuk do që të bëjë biznes në Shqipëri, le të vazhdojë rrugën e tij. Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Shalsi.

DEBATI:

Eduard Shalsi: Për këtë ka 1 vit që diskutohet. Nuk ka kohë për të humbur, sot jemi para një fakti. Ne me kolegët e kemi gdhirë duke shfletuar, dhe ne kemi disa pyetje për të bërë. Duke ditur negociatat që janë bërë, na duhet të dimë se për çfarë bëhet fjalë.

Ne i japim mundësi komisionit, të na shpjegojmë dhe të kuptojmë, po zoti Shehi ka një nxitim të madh se nuk e kemi luksin të humbasim. Duke e konsideruar të mbyllur këtë fazë. 

Dashamir Shehi: Unë pyeta për një procedurë që e kërkon ligji, Shqipërisë mund ti kenë ikur mijëra investitor, e jo për jahte, po për qelikë e për gjëra të tjera. Që na paska ikur njëri para disa vitesh, rruga mbarë, absolutisht, ashtu i them, ju thoni si të keni qef. Nëse ikën dhe ky tregon se nuk ka interesa. Nuk është argument ky që të na mbushësh mendjen 

Eduard Shalsi: Eshtë argument ti thuash udha mbarë?

Dashamir Shehi: Atij që ka qejf me ik e nuk i intereson biznesi në Shqipëri, i them udha mbarë

Eduard Shalsi: Ne jemi votuar, nuk kemi lluksin ti themi udha mbarë, ne jemi kthyer dhe nuk është turp të thuhet në lupsarë për të tërhequr investitor në Shqipëri.

komisioni i ekonomise 15 nentor 2022 eduart shalsi dashamir shehi

Sondazh

Poll