Politike

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Teksa mori fjalën për të diskutuar, në "mendimin" e Erion Braçes ndërhyri demokrati Edmond Spaho, i cili duket se acaroi socialistin.

15 Nëntor 2022, 09:39 Nga k.m.
ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin,
Pamje nga sherri

TIRANË- Sherr tek Komisioni i Ekonomisë për kontratën e portit të Durrësit. Teksa mori fjalën për të diskutuar, në "mendimin" e Erion Braçes ndërhyri demokrati Edmond Spaho, i cili duket se acaroi socialistin. Aq sa ai nuk e kurseu fjalorin në Komision, e më pas sherri vazhdoi por pa mikrofona.

SHERRI NË KUVEND: 

Braçe: Sa kohë këtu kanë ardhur kaq plane, pikërisht për këtë arsye mendoj se nuk ka asgjë për të fshehur.

Spaho: Të vijë ministrja

Braçe: Ik ore pirdhu....

*flasin pa mikrofona, e nuk kuptohet çfarë thonë...

Spaho: Të vijë ministrja por nuk kanë kurajo

Braçe: Do vij që ç'ke me të, por jo për ta sharë ti more. Sa ke hyrë ke nisur të shash. Kë ke sharë mo? Sa ke hyrë... Mos hajde këtu me mendjen e Sali Berishës. Muhabete koti. Na tregon ti...Boll ore, kot. Muhabet koti.

erion brace edmond spaho porti i durresit

Sondazh

Poll