Bota

U kap me arsenal armësh në Serbi, zbulohet identiteti i shqiptarit nga Kosova, kalonte emigrantë drejt BE (FOTO+EMRI)

Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Dine Hetaj, shtetas i Kosovës, i cili dyshohet se ishte anëtar i një grupi kriminal ndërkombëtar të përfshirë në kontrabandën e armëve dhe narkotikëve të drejtuar nga Valon Arifaj nga Prizreni.

15 Nëntor 2022, 10:37 Nga d.a.
U kap me arsenal armësh në Serbi, zbulohet identiteti i shqiptarit nga
Dine Hetaj

SERBI- Është zbuluar identiteti i shqiptarit të arrestuar mëngjesin e sotëm në Serbi ku policia i kapi 3 çanta udhëtimi të mbushura me armë.

Sipas mediave serbe, bëhet fjalë për 37-vjeçarin Dine Hetaj, shtetas i Kosovës, i cili dyshohet se ishte anëtar i një grupi kriminal ndërkombëtar të përfshirë në kontrabandën e armëve dhe narkotikëve të drejtuar nga Valon Arifaj nga Prizreni.

Hetajt gjatë kontrollit ju gjetën dhe sekuestruan në shtëpinë e tij, pesë automatikë, disa pistoleta edhe 510 fishekë dhe 4100 euro. I arrestuari dyshohet se ishte i përfshirë në transportin e migrantëve të paligjshëm drejt Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Suboticë.

dine hetaj arrestohet shqiptari ne serbi policia serbe valon arifaj

Sondazh

Poll