Bota

Tragjike/ 23- vjeçarja ukrainase masakrohet me thikë nga ish-bashkëshorti në Itali, lë jetim djalin 3-vjeçar

Dyshimet për vrasjen nisën pasi një të dielë, 23- vjeçarja nuk kishte shkuar në restorantin ku punonte në Fano.

15 Nëntor 2022, 07:35 Nga a.l
Tragjike/ 23- vjeçarja ukrainase masakrohet me thikë nga
Anastasiia Alashri

ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Itali, teksa një shtetase ukrainase e identifikuar me emrin Anastasiia Alashri 23- vjeç është vrarë me thikë nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Villa Giulia, ku e reja është gjetur e pajetë në banesën e saj e mbuluar me gjak. Policia ka vënë në pranga ish-bashkëshortin e saj, një 42- vjeçar egjiptian në stacionin e Bolonjës. Dyshimet për vrasjen nisën pasi një të dielë, 23- vjeçarja nuk kishte shkuar në restorantin ku punonte në Fano.

Sipas mediave italiane, gjatë kësaj periudhe çifti kanë qenë në prag ndarjeje, ku ukrainasja para se të vritej nga nbashkëshorti i saj kishte shkuar të merrte disa rroba dhe sende të saj te banesa ku ata jetonin bashkë. Në atë momentin, ajo ka takuar ish-partnerin dhe kanë patur nëj debat të ashpër me njeri-tjetrin. Situata ka agravuar dhe ky i fundit e ka goditur atë tre herë më thikë duke e lënë të vdekur në vend. Denonicmin për ngjarjen e ka bërë miku i 42- vjeçarit egjiptian.Vajza ishte nënë e një djali tre vjeçar. E ndarë nga i shoqi, ajo donte të fillonte një jetë të re me një partner të ri.

E reja mbërriti në Itali në mars pasi u arratis nga Kievi pas luftës që goditi Ukrainën dhe punonte në një restorant në Fano për të siguruar jetën për djalin e saj, por duket se planet kanë marrë një kthesë tragjike për të, duke përfunduar e vrarë nga ish-partneri i saj./ Dosja.al. 

anastasiia alashri vritet e reja nga ukraina

Sondazh

Poll