Bota

TEORIA- Mos vallë plani 'Scholz-Marcon' u publikua si "tester" për Kosovën dhe Serbinë?

Dokumenti i parë u shfaq në publik dhe dukej shumë konkret dhe parashikonte se Beogradi dhe Prishtina duhet të bëjnë marrëveshjen e parë deri më 24 shkurt, ditë që përkon edhe me nisjen e luftës në Ukrainë, dhe se për këtë do të marrin përfitime të konsiderueshme financiare, ndërsa në rast refuzimi, të dy vendet do i presë një "goditje e rëndë".

15 Nëntor 2022, 08:41 Nga k.m.
TEORIA- Mos vallë plani 'Scholz-Marcon' u publikua si
Foto ilustruese

BEGRAD- Cili është propozimi franko-gjerman i duhuri dhe a mund të jetë më i favorshëm për Serbinë - këto janë pyetjet kyçe pasi muajin e fundit pas dokumentit që doli dhe u prezantua si plani Scholz-Macron për zgjidhjen e çështjen e Kosovës. Analistët besojnë se të plani ndoshta është "testues" për të parë se çfarë është e pranueshme për të dyja palët dhe çfarë jo?

Dokumenti i parë u shfaq në publik dhe dukej shumë konkret dhe parashikonte se Beogradi dhe Prishtina duhet të bëjnë marrëveshjen e parë deri më 24 shkurt, ditë që përkon edhe me nisjen e luftës në Ukrainë, dhe se për këtë do të marrin përfitime të konsiderueshme financiare, ndërsa në rast refuzimi, të dy vendet do i presë një "goditje e rëndë". Edhe pse nuk sqarohet se çfarë, dyshohet për izolim politik dhe ekonomik. Plani i dytë u shfaq në faqet e "Euraktiv" me nëntë pika, në të cilat pothuajse nuk përmendet asnjë "shpërblim" për Serbinë: as një rrugë të përshpejtuar evropiane, as pavarësi energjetike, as ndihmë e konsiderueshme ekonomike.

E gjithë kjo e vuri publikun në Serbi në dilemë, se pse Beogradi do ta nënshkruante një marrëveshje të tillë në radhë të parë?

Themeluesi i Demostatit, Milomir Mandiç, pretendon se propozimi franko-gjerman që u shfaq në publik nuk është autentik dhe se marrëveshja e propozuar do të jetë më e favorshme për Beogradin. Po ashtu, ai shtoi se dokumenti është bazuar në modelin e dy Gjermanive. Sa i përket të drejtave të serbëve në Kosovë, është planifikuar që çështja të zgjidhet sipas modelit Ahtisaari.

Ngjashmëritë dhe ndryshimet me modelin e dy Gjermanive

"Zgjidhja e dy Gjermanive është jashtë kontekstit. Gjithçka që mund të nxirrej nga modeli i dy Gjermanisë është nxjerrë në Marrëveshjen e Brukselit. Synimet e fundit bllokojnë dialogun. Pse SHBA dhe Britania e Madhe heshtin për këtë propozim? Këto vende kanë përvojën më të pasur në menaxhimin e krizave. Le të flasim për çfarë mund të biem dakord. Nëse ky dokument imponon modelin e dy Gjermanive, atëherë pengon edhe dialogun, për të cilin bien dakord Beogradi dhe Prishtina, - thakryetari i Bordit të Drejtorëve të Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiç.

Pikëpyetje se për kë janë idetë e Britanisë së Madhe dhe SHBA-së?

"Nëse dikush e kupton marrëveshjen për dy Gjermani, janë britanikët. ëinston Churchill është krijuesi i marrëveshjes për dy Gjermanitë dhe Catherine Ashton është përgjegjësja më e madhe për marrëveshjen e Brukselit. Aktualisht, çështjet më të rëndësishme në Kosovë janë si të çarmatosen formacionet paraushtarake dhe si të kthehen serbët në parlamentin e Prishtinës,"-përfundoi ai./ Marrë nga Blic.rs

marreveshja fanko-gjerman gjermani france

Sondazh

Poll