Bota

Kryeministri i Kamboxhias rezulton pozitiv për Covid, anulon pjesmarrjen në samitin G20

Ai do të takohej me liderin kinez Xi Jinping dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

15 Nëntor 2022, 07:50 Nga A.B
Kryeministri i Kamboxhias rezulton pozitiv për Covid, anulon pjesmarrjen
Hun Sen

INDONEZI- Kryeministri i Kamboxhias Hun Sen ka anuluar takimet e tij të planifikuara në G20, pasi ai rezultoi pozitiv me Covid.

Kreu aktual i Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), Hun Sen kishte rezultuar pozitiv përpara se të kishte mbajtur ndonjë takim.

Ai do të takohej me liderin kinez Xi Jinping dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

Ai kishte pritur më parë një samit të ASEAN-it që përfundoi të dielën në Kamboxhia dhe ai u takua me liderin amerikan Joe Biden të shtunën./Burimi: BBC

samiti i g20 ne indonezi

Sondazh

Poll