Bota

Trump nis fushatat për kandidaturën e tij të re për Shtëpinë e Bardhë/ Kërkon "i dëshpëruar" votën e vajzës dhe dhëndrit, ata nuk pranojnë

Deri më tani, Trump nuk ka arritur të përkulë rezistencën e tyre.

15 Nëntor 2022, 09:13 Nga a.l
Trump nis fushatat për kandidaturën e tij të re për
Donald Trump dhe Ivanka Trump

SHBA- Ish- presidenti amerikan Donald Trump duket se ka nisur lobimet e para për kandiaturën e tij të re në Shtëpinë e Bardhë të cilën politikani 76- vjeçar do t'a shpallë zyrtarisht sot. Fushata ka nisur që nga anëtarët e familjes së tij, ku burime bëjnë me dije se Trump i ka kërkuar dëshpërimisht votën vajzës së tij Ivankës dhe bahskëshortit të saj Jared Kushner. Të njëjtat burime bëjnë me dije se këta të fundit kanë refuzuar pasi ata dhe fëmijët e tyre nuk duan t'i nënshtrohen një tjetër fushatë të hidhur zgjedhore.

Sipas New York Post, çifti "Javanka" (siç quhen me nofkën) po i rezistojnë fuqishëm thirrjeve të Donald Trump. Burimet e gazetës thonë se ish-presidenti amerikan kaloi shumë kohë në dasmën e vajzës së tij më të vogël Tiffany fundjavën e kaluar duke u përpjekur të bindte vajzën e tij Ivankën dhe dhëndrin e tij që t'i bashkoheshin atij në skenë për shpalljen e madhe të së martës mbrëma. Megjithatë, deri më tani, Trump nuk ka arritur të përkulë rezistencën e tyre.

Refuzimi i rreptë i çiftit ndaj apeleve të Trump ka krijuar "tension shtesë në prapaskenë" pasi vëllezërit e Ivankës, Donald Jr. dhe Eric mbështesin me entuziazëm ofertën e re dhe të tretë  të babait të tyre për Shtëpinë e Bardhë. E njëjta gjë vlen edhe për partneret e tyre në jetë, Kimberly Guilfoyle dhe Lara Trump. /Dosja.al

donald trump ivanka trump donald trump i kerkon voten ivankes

Sondazh

Poll