Bota

Ivanka Trump bën "gafën" në dasmën e motrës së saj/ Pret nga fotoja kunatën, çfarë përflitet për raportin mes tyre

Ndërsa postimi pasqyronte një portret të bukur familjar, një version tjetër i së njëjtës foto festive tregoi se e fejuara e vëllait të saj Kimberly Guilfoyle kishte qëndruar pranë Ivankës në foto por u hoq nga korniza.

15 Nëntor 2022, 08:34 Nga a.l
Ivanka Trump bën "gafën" në dasmën e motrës
Dasma e Tiffany Trump

SHBA-Vajza 41-vjeçare e ish-presidentit Donald Trump, Ivanka ka bërë një "gafë" që nuk është kaluar pa u vënë re nga ndjekësit. Ajo ndau disa foto nga dasma luksoze e motrës së saj Tiffany në mediat sociale gjatë fundjavës, mes të cilave ishte edhe një foto ku ajo pozoi me nusen dhe nënën e saj, Marla Maples, ish-zonjën e parë Melania Trump dhe gruaja e Eric Trump, Lara Trump. 

Ndërsa postimi pasqyronte një portret të bukur familjar, një version tjetër i së njëjtës foto festive tregoi se e fejuara e vëllait të saj Kimberly Guilfoyle kishte qëndruar pranë Ivankës në foto por u hoq nga korniza.

Ivanka Trump bën "gafën" në dasmën e motrës
fotoja origjinale
Ivanka Trump bën "gafën" në dasmën e motrës
fotoja e prer

Disa orë më vonë, Ivanka ndau versionin e plotë të fotos së bashku me tre emoji në Story-n e saj në Instagram, duke hedhur poshtë aludimet se mes saj dhe Guilfoyle 53-vjeçare ka krisje të raporteve. Burime pranë saj thanë se të dyja kaluan shumë kohë së bashku në dasmë dhe kanë vërtet një marrëdhënie të shkëlqyer dhe se Ivanka e do Kimberly-n dhe e ka shumë përzemër atë, shkruan nypost. 

Ivanka nuk e fshiu postimin origjinal, ajo thjesht postoi foton origjinale në Instagram Stories katër orë më vonë. Ajo gjithashtu hyri në Instagram për t'i shkruar një mesazh të ëmbël motrës së saj të sapomartuar./ Dosja.al

 

ivanka trump dasma e tiffany trump

Sondazh

Poll