Bota

Nuk ngopen! Ushtarët rusë u vjedhin kopshtin zoologjik ukrainasve në Kherson, kapin prej këmbësh rakunët (VIDEO)

Përdoruesit e internetit kishin shtangur nga skenat dhe pyesin veten se çfarë donte të bënte ushtria me kafshët që kishin marrë.

15 Nëntor 2022, 09:46 Nga a.l
 
Nuk ngopen! Ushtarët rusë u vjedhin kopshtin zoologjik ukrainasve
Kopshti zoologjik ne Ukraine, ruset vjedhin rakunet

UKRAINË- Pak para se të tërhiqeshin nga Kherson, ushtarët rusë janë bërë viralë në një video teksa shihen sesi vjedhin kopshtin zoologjik në qytetin ukrainas. Ushtarët shihen duke i tërhequr kafshët nga kafazi i tyre për t'i vendosur më pas në një furgon. 

Videoja, e cila u postua në Twitter nga Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të punëve të brendshme të Ukrainës, u ngarkua të dielën dhe më pak se 24 orë më vonë ishte parë klikuar më shumë se 325,000 herë.

Pak minuta pas publikimit, videoja mori dhjetëra mijëra shikime dhe gjithashtu u bë 'retweet' pothuajse 3000 herë, ndërsa përdoruesit e internetit kishin shtangur nga skenat dhe pyesin veten se çfarë donte të bënte ushtria me kafshët që kishin marrë./ Dosja.al

ruset vjedhin kopshtin zoologjik ne ukraine

Sondazh

Poll