Politike

“Njerëzit besojnë te opozita”, Kryemadhi: Nuk më ka tradhtuar Meta dhe Berisha

Deputetja foli dhe për primaret, për të cilat tha se është skeptike pasi kanë filluar vonë, duke theksuar se ato duhet të ishin mbajtur më parë pasi sjellin demokraci në partitë politike.

14 Nëntor 2022, 23:16 Nga I.A
“Njerëzit besojnë te opozita”, Kryemadhi: Nuk më ka
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi tha se protesta e 12 nëntorit tregoi që qytetarët besojnë në opozitarizmin e vërtet. Kryemadhi e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan , tha se Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk tradhtojnë qytetarët, por sipas saj, opozita e vërtet janë qytetarët. Deputetja foli dhe për primaret, për të cilat tha se është skeptike pasi kanë filluar vonë, duke theksuar se ato duhet të ishin mbajtur më parë pasi sjellin demokraci në partitë politike.

“Nuk di të më ketë tradhtuar Meta apo Berisha. Të jesh besë prerë sot është modernizëm. Opozita nuk është vetëm Meta apo Berisha, opozita është shumë më shumë. Për primaret jam skeptike pasi duhet të ishin bërë shumë kohë më parë se sjellin demokraci në partitë politike. në atë protestë u tregua besimi që kanë njerëzit te opozitarizimi i vërtetë. Ajo tregon që ka protestues bllok, ka të rinj, mund të bësh dhe protestë me pensionist që i gënjen se të kamë rritur pensionet”, tha Kryemadhi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll