Politike

Kryemadhi: Protesta e 12 Nëntorit tregoi konsolidim, forcë dhe shpresë

Kryemadhi ka deklaruar se protesta është shansi i fundit i opozitës për të treguar besueshmërinë tek vendosmëria për ta çuar opozitën në zgjedhjet e 14 Majit.

14 Nëntor 2022, 23:20 Nga I.A
Kryemadhi: Protesta e 12 Nëntorit tregoi konsolidim, forcë dhe
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është shprehur se protesa e opozitës më 12 Nëntor ka treguar forcë, konsolidim dhe shpresë. E ftuar në emsionin “Opinion” në Tv Klan, Kryemadhi ka deklaruar se protesta është shansi i fundit i opozitës për të treguar besueshmërinë tek vendosmëria për ta çuar opozitën në zgjedhjet e 14 Majit.

Pjesë nga intervista:

Monika Kryemadhi: Protesta e 12 Nëntorit, avantazhi i saj është konsolidimi dhe besueshmëria që krijoi elektorati tek opozita. Duam apo nuk duam ne, besimi tek opozita ishte i thyer sepse “ne dolëm në protestë, por çfarë ndodhi më pas?”. Në këtë protestë është shansi i fundit i opozitës për të treguar besueshmërinë, pra vendosmërinë për ta çuar opozitën në zgjedhjet e 14 Majit sepse ajo është pika kryesore.

Blendi Fevziu: Por po hyni me një dëm që i keni bërë vetes të jashtëzakonshëm që i keni bërë vetes me mospjesëmarrjen në 2019-ën, pra vuani një dekadë minimumi.

Monika Kryemadhi: Shumë aksidente të rënda ndodhin për shkak se shoferët janë të pakujdesshëm në dhënien e automjetit. Kjo gjë iku, kjo vjen edhe si rezultat i shoqërisë. Këtu pa faj nuk është vetëm opozita, por edhe media vetë sepse mediat kanë qenë nxitëset kryesore dhe vënies përballë presionit publik.

Blendi Fevziu: Ju po thoni se protesta ishte për konsolidimin e opozitës?

Monika Kryemadhi: Për mua tregoi konsolidim, tregoi forcë, tregon dhe shpresë.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll