Politike

Presidenti i Azerbajxhanit në Shqipëri: Gati të investojmë në infrastrukturën e gazit. Begaj: Hapni ambasadën

Presidenti Begaj u shpreh se mirëpret hapjen e një ambasade të Azerbajxhanit në Tiranë për të theksuar kështu bashkëpunimin dy palësh mes dy vendeve. Po ashtu, ndër të tjera Begaj u shpreh se nisur se duhet mësuar nga përvoja e Azerbajxhanit për të investuar në ekonomi e infrastrukturë.

15 Nëntor 2022, 07:18 Nga A.B
Presidenti i Azerbajxhanit në Shqipëri: Gati të investojmë
Ilham Aliyev dhe Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ka mbërritur sot në Shqipëri. Vizita e delegacionit të nivelit të lartë nga Azerbajxhani, ku Presidenti Aliyev shoqërohet dhe nga anëtarë të kabinetit qeveritar, shënon një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan, ndërsa në Tiranë është pritur nga homologu shqiptar, Bajram Begaj. Pas takimit, të dy kanë dalë në një konferencë për shtyp.

Në fjalën e tij, presidenti Begaj u shpreh se mirëpret hapjen e një ambasade të Azerbajxhanit në Tiranë për të theksuar kështu bashkëpunimin dy palësh mes dy vendeve. Po ashtu, ndër të tjera Begaj u shpreh se nisur se duhet mësuar nga përvoja e Azerbajxhanit për të investuar në ekonomi e infrastrukturë.

"Kjo është një vizitë historike për miqësinë tonë, duke qenë hera e parë që Tiranën e viziton një President nga Azerbajxhani. Vizitat e niveleve të larta janë shprehje e qartë e vullnetit dypalësh për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve dhe popujve tanë. Shpreha vlerësimet më të mira për dialogun e shkëlqyer politik dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe kam bindjen se kjo vizitë e juaja, - zoti President - do t’i japë një shtysë të fuqishme bashkëpunimit në të ardhmen, në fusha me interes të përbashkët. Biseduam për nevojën e mbajtjes së Komisionit të Përbashkët Ekonomik në vitin 2023, si instrumenti më i mirë politiko-teknik për të vendosur piketat konkrete të bashkëpunimit dhe programuar vazhdimësinë për vitet e ardhshme. Shqipëria synon një bashkëpunim më të ngushtë, veçanërisht në sektorë jetikë, si energjia dhe infrastruktura, turizmi, bujqësia dhe prodhimtaria. Infrastruktura energjitike dhe ajo e gazit po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për të gjitha vendet. Gazsjellësi Adriatiko-Jonian IAP, - përmes TAP-it, - lidh Shqipërinë me Malin e Zi, Kroacinë e Bosnjën, duke e kthyer vendin tonë në një shpërndarës dhe diversifikues rajonal të gazit; me rëndësi gjeostrategjike në planin rajonal dhe evropian. Shqipëria, si vend tranzit në kuadër të TAP-it, synon të kthehet edhe në një vend përfitues të transmetimit të gazit. Në kuadër të bashkëpunimit me BE-në, Shqipëria dhe gjithë vendet e Ballkanit duhet të krijojnë infrastrukturën e gazifikimit dhe kapacitetet e nevojshme deri në vitin 2030,"-tha presidenti Begaj në fjalën e tij. 

Ndërkohë që homologu u shpreh i gatshëm që Azerbajxhantë ndihmonte Shqipërinë sa i përket infrastrukturës për gazin, duke theksuar se në vendin tonë nuk është në gjendjen më të mirë.

"Dialogu politik ka horizonte shumë të mira dhe një dinamikë shumë të mirë. Shpresoj që të diskutojmë shumë çështje. Bashkëpunimi ynë shumë i suksesshëm, e thatë që Shqipëria është mbështetëse. E vlerësojmë shumë këtë mbështetje. Krimet e luftës, shkatërrimi i ka bërë këto toka të pajeta. Nga 67 xhami 65 janë shkatërruar. Ka mundësi shumë të mira dhe në fusha të tjera. Ndërveprimi mes kompanive shqiptare dhe Azerbajxhanase e di që këto fusha janë përparësi për të dy ne. Jam besimplotë që do të bëjmë hapa përfundimtare. Sa i takon furnizimit me gaz, vendet tona kanë bashkëpunuar me shumë sukses për gazsjellësin TAP. Ka pasur një takim të këshillit të 1000 përfaqësuesve të gazit. Gazi natyror po i kontribuon sigurisë energjetike të Europës. Nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për bashkëpunimin strategjik. Kemi planin të dyfishojmë vëllimin me gaz për Europën. Ky gaz do të kalojë përmes Shqipërisë dhe do t’i japë kontribut shtesë Shqipërisë. Mendoj që dy gazsjellëset që janë pjesë përbërëse e korridorit të gazit mund të diskutohen,. Zyrtarët e BE-së po na njohin e vlerësojnë si një partner i besueshëm. Vendi ynë kërkon që të ndihmojë për infrastrukturën e gazit në Shqipëri. Azerbajxhani është i gatshëm që të investoje në infrastrukturën e gazit në Shqipëri,’- shtoi ai. 

ilham aliyev ne tirane ilham aliyev bajram begaj

Sondazh

Poll