Politike

Porti i Durrësit tek 'Ekonomia', Dashamir Shehi: Kontrata me 100 faqe na erdhi parmbrëmë, kush i lexon? Prisni të konsultohemi

Dashamir Shehi tha se vetëm për shkakun se qeveria po nxiton për këtë projekt, e për këtë arsye ka dyshime mbi qëllimet e saj.

15 Nëntor 2022, 09:30 Nga k.m.
Porti i Durrësit tek 'Ekonomia', Dashamir Shehi: Kontrata me 100
Dashamir Shehi

TIRANË- Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi ka kërkuar shtyrjen e diskutimeve për projektin e Portit të Durrësit pas buxhetit, duke ngritur dhe shqetësimin e tij. Në fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë, Dashamir Shehi tha se vetëm për shkakun se qeveria po nxiton për këtë projekt, e për këtë arsye ka dyshime mbi qëllimet e saj.

"Parmbrëmë erdhi kontrata. Kontrata është 100 faqe, na erdhi të gjithëve. Ka ndonjë që i lexon 99 faqe dhe i shpjegon pa u konsultuar për një jurist. Që kur ndodh kjo ngutje mua më kap dyshimi. Në mes të buxhetit fusni 100 faqe kontratë që vë në lojë interesa gjigande. Le të bëhet po është për t'u bërë. Po prit njëherë. Kjo është procedurë. Prisni të mbarojë buxheti. Na i sillni ca letra, t'i shohim, t'i diskutojmë. Prandaj po them. Nga këtu më nis dyshimi. S'ka filluar me këmbë të mbarë,"-tha Dashamir Shehi.

dashamir shehi porti i durresit

Sondazh

Poll