Politike

'Ekonomia'/ DEBATE për Portin e Durrësit, Spaho: Kjo është vjedhje, projektin po e mbron hidrauliku i Ramës

Spaho, e quan projektin e Portit të Durrësit si vjedhjen më të madhe që po i bëhet Shqipërisë. 

15 Nëntor 2022, 09:20 Nga A.B
'Ekonomia'/ DEBATE për Portin e Durrësit, Spaho: Kjo
Komisioni

TIRANË-Komisioni i Ekonomisë ka nisur me debate. Kjo u shkaktua nga anëtari i opozitës, Edmond Spaho, i cili e quan projektin e Portit të Durrësit si vjedhjen më të madhe që po i bëhet Shqipërisë. 

DEBATI:

Edmond Spaho: Po marrim një projekt që ka implikime të mëdha financiare, por edhe të natyrës që do të zhvendoset një port dhe do të ndërtohet një port i ri dhe në këto kushte është e udhës dhe është normale që të vijnë ta mbrojtën projektin ato që kanë firmosur, Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimi, është shumë qesharke, po flasim për iplikimet të mëdha financiare, nuk kemi nevojë për shfaqje të tilla.

Eduart Shalsi: Në konferencën e kryetarëve është marrë një vendim, dhe nuk po bëjmë një procedurë, sikundër ka ndodhur dhe ka shumë shembull, tradita parlamentare

Edmond Spaho: Ca tradite?

Eduart Shalsi: Më lër të flas, të lutem

Edmond Spaho: Nëse inceneratorët është vjedhja e shekullit, kjo është vjedhja më e madhe e historisë. Nuk është serioze. Të vij këtu të flasë hidrauliku i Kryeministrisë

Eduart Shalsi: Të të vij turp të të thuash hidrauliku i Kryeministrisë

Edmond Spaho: Jeni hajdut pa skrupuj. Më trego mua etikën

Eduart Shalsi: Gjuhë aspak etike

Edmond Spaho: Po vidhni për të ndërtuar pallate

Eduart Shalsi: Mirë se erdhe në Komision se je dhe biznesmen

Eduart Shalsi: S’ke kapacitet për të diskutuar për një projekt të tillë të këtyre përmasave.

Edmond Spaho: Ju ka shkelë Edi Rama me këmbë

Jorida Tabaku: Kërkesa për të thirrur ministra është normale, ne duam personat politik që kanë negociuar dhe firmosur këtë marrëveshje. Nuk e kemi diskutuar në Konferencë Kryetarësh, duam të marrim sa më shumë informacion, nuk mund ta marrim nga personat që ka sjellë Kryeministria.

Eduart Shalsi: Kërkuar ata që kanë negociuar personat që kanë negociuar, doni ministrat apo ato që kanë negociuar, sepse përballë do keni personat që kanë negociuar. Pa fyerje vetëm ju lutem, s’duhet të shpërthejë me britma e akuza.

Në komision, po shqyrtohet projektligjit "Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, Sh.A. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”

komisioni i ekonomise 15 nentor 2022 edmond spaho

Sondazh

Poll