Bota

Lufta/ Pas çlirimit të Kherson, Perëndimi i ofron Putin marrëveshje për paqe

Nëse Putin do të pranojë kërkesën e marrveshjes së paqes, do të dorëzohet duke hequr kështu dorë nga i gjithë territori në Ukrainë, me përjashtim të Krimesë, e cila do të shndërrohej në një zonë të çmilitarizuar dhe statusi i saj do të nuk do të diskutohet më deri në vitin 2029.

15 Nëntor 2022, 07:23 Nga a.l
Lufta/ Pas çlirimit të Kherson, Perëndimi i ofron Putin
Vladimir Putin

RUSI- Perëndimi i ka kërkuar presidentit të Rusisë Vladimir Putin marrëveshje për paqe, pasi trupat e Moskës u detyruan të tërhiqen nga qyteti i Khersonit, një tjetër humbje për Rusët. 

Profesor Valery Solovey, dikur në Institutin prestigjioz të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës dhe që pretendon se ka lidhje në Kremlin, tha se nëse Putin do të pranojë kërkesën e marrveshjes së paqes, do të dorëzohet duke hequr kështu dorë nga i gjithë territori në Ukrainë, me përjashtim të Krimesë, e cila do të shndërrohej në një zonë të çmilitarizuar dhe statusi i saj do të nuk do të diskutohet më deri në vitin 2029.

Në këmbim, Putini dhe miqtë e tij do të shmangnin akuzat penale për luftën dhe do të lejoheshin të qëndronin në pushtet, pohoi profesor Solovey. Ai tha se propozimi ishte diskutuar midis  Kievit dhe aleatëve të tij perëndimorë përpara se t'i paraqitej rrethit të ngushtë të Putinit, i cili kishte reaguar pozitivisht ndaj idesë.

Rusia ka bërë thirrje për një kthim në tryezën e bisedimeve ditët e fundit, ndërkohë që ka pasur sugjerime se Uashingtoni po mbështetet në heshtje tek Kievi për të bërë të njëjtën gjë. Gjenerali Mark Milley, kreu i shtabit të përgjithshëm të SHBA, tha këtë javë se qetësia e dimrit në luftime paraqet një 'mundësi' për bisedime, shkruan DailyMail. 

Presidenti Zelensky është zotuar më parë se nuk do të negociojë kurrë me Rusinë për sa kohë që Putin të mbetet në pushtet. Lajmi u shfaq pasi Ukraina çliroi 4 ditë më parë Kherson pas tetë muajsh nga pushtimi rus./ Dosja.al

vladimir putin marreveshja per paqe

Sondazh

Poll