Bota

Krasniqi takohet me Lajçak në Bruksel: Dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

Në një postim në Facebook, lideri i PDK-së ka njoftuar se me emisarin Lajçak kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, situatë për të cilën nevojiten veprime të përgjegjshme politike.

14 Nëntor 2022, 19:53 Nga I.A
Krasniqi takohet me Lajçak në Bruksel: Dialogu Kosovë –
Memli Krasniqi dhe Miroslav Lajçak

SHBA- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Bruksel, ka takuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak. Në një postim në Facebook, lideri i PDK-së ka njoftuar se me emisarin Lajçak kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, situatë për të cilën nevojiten veprime të përgjegjshme politike.

Postimi i Plotë:

Sot, gjatë vizitës në Bruksel kam zhvilluar takim edhe me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, situatë për të cilën nevojiten veprime të përgjegjshme politike. Emisarit Lajçak i ritheksova qëndrimin për një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, me njohjen reciproke në qendër dhe e cila garanton anëtarësimin e Kosovës në OKB. Integrimi euro-atlantik i Kosovës është rruga e vetme përpara, për të cilën, unë dhe Partia Demokratike e Kosovës mbesim thellësisht të përkushtuar!

Përveç në Bruksel, lideri i PDK-së, Memli Krasniqi në kuadër të vizitës së tij zyrtare gjatë javës do të qëndrojë në edhe në Washington.

memli krasniqi miroslav lajçak

Sondazh

Poll