Bota

Zelenskyy viziton Khersonin e çliruar, mesazhi: Ky është fillimi i fundit, po vijmë në çdo territor të pushtuar

Zelenskyy gjithashtu pranoi çmimin e rëndë që ushtarët ukrainas po paguajnë në përpjekjet e tyre për të shtyrë forcën pushtuese.

14 Nëntor 2022, 19:53 Nga a.l.
Zelenskyy viziton Khersonin e çliruar, mesazhi: Ky është
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri një vizitë në qytetin e sapoçliruar të Khersonit dhe e konsideroi tërheqjen ruse si "fillimin e fundit të luftës". Ai gjithashtu pranoi çmimin e rëndë që ushtarët ukrainas po paguajnë në përpjekjet e tyre për të shtyrë forcën pushtuese.

Rimarrja e Khersonit ishte një nga sukseset më të mëdha të Ukrainës në gati nëntë muaj që nga pushtimi. Zelensky bëri një shëtitje, disa orë pasi paralajmëroi përmes një videoje për kurthe dhe mina të lëna pas nga rusët përpara tërheqjes së tyre, shkruan The Mirror.

Ky është fillimi i fundit të luftës,” tha Zelensky gjatë një fjalimi të mbajtur në qytet ndërsa shtoi: Po vijmë hap pas hapi në të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia.

Nga ana tjetër raportohet se Rusia ende kontrollon rreth 70% të rajonit më të gjerë Kherson./ Dosja.al

zelensky vizite ne kherson volodymyr zelensky

Sondazh

Poll