Bota

Lufta/ BE krahë Ukrainës, akordohen 8.27 mld dollarë në ushtri: Do e mbështesim deri në fitore

Borrell përsëriti se Bashkimi do të vazhdojë të "izolojë Rusinë ndërkombëtarisht" dhe të vendosë "masa kufizuese" për të ndikuar në ekonominë ruse. 

14 Nëntor 2022, 20:28 Nga a.l
Lufta/ BE krahë Ukrainës, akordohen 8.27 mld dollarë në
foto ilustruese

UKRAINË- Bashkimi Evropian do t'i japë Ukrainës ndihmë ushtarake me vlerë tetë miliardë euro. Këtë e konfirmoi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell në përfundim të Këshillit të Punëve të Jashtme në Bruksel. Borrell theksoi se kjo mbështetje përfaqëson vetëm 45 për qind të asaj që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kievit, megjithatë, përpjekjet e BE-së nuk duhet të konsiderohen "të papërfillshme", shkruan agenzianova.

Borrell përsëriti se Bashkimi do të vazhdojë të "izolojë Rusinë ndërkombëtarisht" dhe të vendosë "masa kufizuese" për të ndikuar në ekonominë ruse. Gjithashtu Borrell vuri në dukje se BE-ja mbetet e përkushtuar për të synuar vendet e treta, "veçanërisht ata që e dinë se po ofrojnë armë dhe mbështetje ushtarake".

Unë pres që misioni i ndihmës dhe trajnimit të BE-së në Ukrainë të jetë operacional deri në fund të muajitBashkimi Evropian do të jetë përkrah Ukrainës deri në fitoren e saj dhe kjo do të bazohet në parametrat e vendosur nga Ukraina. Ne biseduam për këtë edhe me ministrin e jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba ", tha ai.

"Deri atëherë, ne do të jemi të bashkuar në mbështetje për Ukrainën. Prova e kësaj është nisja e aksionit të sotëm të ndihmës ushtarake, me qëllim trajnimin e një minimumi prej 15 ushtarësh ukrainas, "shtoi Borrell.

"U vendos, u ra dakord dhe u zbatua në një kohë rekord. Kjo është hera e parë që kam parë që një operacion ndihme ushtarake të miratohet dhe zbatohet kaq shpejt. Pres që ndërtimi të fillojë deri në fund të muaj”, përfundoi ai./ Dosja.al

josep borrell be ndihmon ukrainen

Sondazh

Poll