Bota

Lideri i talebanëve miraton ligjin ‘Sharia’: Prerje e gjymtyrëve për hajdutët dhe ekzekutime publike

Akhundzada, i cili nuk është filmuar apo fotografuar në publik që kur talebanët u kthyen në pushtet në gusht të vitit të kaluar, sundon me dekret nga Kandahari, vendlindja e lëvizjes revolucionare.

14 Nëntor 2022, 20:25 Nga e.k
Lideri i talebanëve miraton ligjin ‘Sharia’: Prerje e
Zabihullah Mujahid

AFGANISTAN- Udhëheqësi suprem i Afganistanit ka urdhëruar gjyqtarët në vend që të zbatojnë plotësisht aspektet e ligjit islamik që përfshijnë ekzekutimet publike, vrasjet me gurë, fshikullimin, dhe prerjen e gjymtyrëve për hajdutët. Zëdhënësi i shefit të talebanëve Zabihullah Mujahid shkroi në Twitter të dielën se vendimi ‘i detyrueshëm’ nga Hibatullah Akhundzada erdhi pasi udhëheqësi i fshehtë u takua me një grup gjyqtarësh.

Akhundzada, i cili nuk është filmuar apo fotografuar në publik që kur talebanët u kthyen në pushtet në gusht të vitit të kaluar, sundon me dekret nga Kandahari, vendlindja e lëvizjes revolucionare. Talebanët premtuan një version më të butë të sundimit të ashpër që karakterizoi qëndrimin e tyre të parë në pushtet, nga 1996-2001, por gradualisht i kanë shtypur të drejtat dhe liritë.

"Shqyrtoni me kujdes dosjet e hajdutëve, rrëmbyesve dhe rebelëve. Ato dosje në të cilat janë plotësuar të gjitha kushtet e sheriatit (ligjit islam) të hududit dhe kisasit, ju jeni të detyruar t'i zbatoni. Ky është vendimi i sheriatit dhe urdhri im, i cili është i detyrueshëm", tha ai.

talibanet afganistan

Sondazh

Poll