Bota

Tragjedi në jug të Algjerisë/ Përplasen dy kamionë, vdesin 16 persona, 3 të tjerë në gjendje të rëndë

Viktimat janë dy algjerianë dhe 14 të huaj, kryesisht nga vendet e Afrikës Sub-Sahariane.

14 Nëntor 2022, 21:52 Nga a.l
Tragjedi në jug të Algjerisë/ Përplasen dy kamionë,
aksidenti ne Algjeri

ALGJERI- Një aksident tragjik me 16 persona të vdekur është shënuar në jug të Algjerisë. Tre të tjerë u plagosën në një përplasje mes dy kamionëve të vegjël, njoftuan Mbrojtja Civile e vendit dhe mediat lokale.

Viktimat janë dy algjerianë dhe 14 të huaj, kryesisht nga vendet e Afrikës Sub-Sahariane. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në një rrugë kombëtare që lidh Reganin me Bordj Banji Mokhtar, shkruan protothema.

Pasagjerët po udhëtonin me dy kamionë të vegjël. Tre të plagosurit u dërguan në spitalin lokal. Drejtimi i pakujdesshëm edhe nga drejtuesit e transportit publik është shkaku kryesor i aksidenteve rrugore në Algjeri, sipas Agjencisë Kombëtare për Sigurinë Rrugore, një agjenci qeveritare. Në vitin 2021, Algjeria regjistroi pothuajse 7,186 aksidente trafiku me 2,643 të vdekur dhe 11,479 të plagosur. /Dosja.al

 

aksident ne algjeri

Sondazh

Poll