Bota

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Osmani zyrtarizon 18 dhjetorin për 4 komunat Mitrovicë, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan

Pas takimit me përfaqësues të partive politike, Osmani ka potencuar se do t’i drejtojë një kërkesë partnerëve ndërkombëtarë për monitorim të zgjedhjeve dhe pjesëmarrje sa më të madhe ndërkombëtare në këtë proces zgjedhor

14 Nëntor 2022, 20:00 Nga I.A
Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Osmani zyrtarizon 18 dhjetorin
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimeve me partitë  politike dhe me KQZ-në, ka caktuar 18 dhjetorin, datë të mbajtjes së zgjedhjeve  të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.

“Udhëzohet  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, në përputhje me ketë vendim dhe ligjin në fuqi”, thuhet në vendimin e Presidentes Osmani për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për  kryetar të katër komunave në veri të vendit.

Pas takimit me përfaqësues të partive politike, Osmani ka potencuar se do t’i drejtojë një kërkesë partnerëve ndërkombëtarë për monitorim të zgjedhjeve dhe pjesëmarrje sa më të madhe ndërkombëtare në këtë proces zgjedhor.

Osmani, ka theksuar gjithashtu se institucionet e sigurisë do t’i ndërmarrin të gjitha masat në mënyrë që qytetarët pa dallim etnie, të  ndihen të mbrojtur, të sigurt dhe t`i realizojnë të drejtat e tyre kushtetuese.

vjosa osmani zgjedhjet e parakohshme ne veri te kosoves

Sondazh

Poll