Politike

Meta zbulon formulën që do ndjekin për të fituar zgjedhjet vendore: Berishës i kemi lënë Primaret

tha se nëse do të ketë kandidatë të mirë në Tiranë apo dhe në qytetet tjera edhe Partia e Lirisë do të bënte primare.

14 Nëntor 2022, 22:50 Nga I.A
Meta zbulon formulën që do ndjekin për të fituar zgjedhjet
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tregoi formulën që do të ndjekin për të fituar zgjedhjet vendore. I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, Meta tha se nëse do të ketë kandidatë të mirë në Tiranë apo dhe në qytetet tjera edhe Partia e Lirisë do të bënte primare. Më tej Meta theksoi se e rëndësishme është që opozita duhet të fitojë.

“Aktualisht nuk ka qenë një forcë e përgatitur apo ku kishte individë të spikatur dhe të gatshëm për kryetarë bashkisë. Nëse unë do kisha një kandidat të mirë në Tiranë do e fusja në primare, primaret edhe të PD dhe PL. Për shembull po marrim Skraparin, do të marrin pjesë anëtarët, simpatizantët e PD dhe të LSI. Patjetër që kemi lista. Ne na intereson fitorja e opozitës, kjo është kryesorja. Kjo është çështje përgjegjshmërie. Ky vend duhet të shpëtojë për të mirën e gjithë shqiptarëve,” tha ai.

Meta gjithashtu foli edhe se përsë ia ka lënë në dorë Primaret Berishës. Meta u shpreh se Partia e Lirisë aktualisht nuk është forcë e përgatitur.

“Partia e Lirisë është një parti që sapo e ka kaluar një proces tranzicioni dhe nga ana formale, proceduriale, që nga 25 prilli e deri te 29 tetori. Së dyti, dihet që ish-LSI-ja pësoi një traumë të madhe për shgkak të gabuara që mori vetë. Aktualisht, nuk ka qenë një forcë realisht e përgatitur apo ku kishte individë shumë të spikatur dhe të gatshëm, që kishin investuar gjatë kësaj kohe për kryetarë bashkish”, theksoi ai.

ilir meta

Sondazh

Poll