Politike

Meta akuza të forta diplomatëve: Ata donin dhunë, lidhja e tyre është me mafian

Meta theksoi se mafia ndërkombëtare bën që të deformohet e vërteta në vendin tonë.

14 Nëntor 2022, 22:19 Nga I.A
Meta akuza të forta diplomatëve: Ata donin dhunë, lidhja e tyre
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka hedhur akuza të forta ndaj ndërkombëtarëve duke thënë  se kanë lidhje me mafian.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta theksoi se mafia ndërkombëtare bën që të deformohet e vërteta në vendin tonë.

“Ata donin pak dhunë. Protesta ishte një goditje e madhe, e dyta rrëzon alibitë e gjithë asaj pjese të mafia ndërkombëtare, dihet kush është mafia ndërkombëtare. Mafia ndërkombëtare është ajo që bën çdo gjë që të deformohet  e vërteta e Shqipërisë,” tha ai.

ilir meta

Sondazh

Poll