Politike

Primaret në PD/ Berisha: Ka mbi 200 kandidatura në gjithë vendin! Kam preferencat e mia por do ruaj distancën

Kreu i selisë blu tha se pavarësisht preferencave të tij ai nuk do të ndërhyjë dhe do të respektojë vullnetin e demokratëve.

14 Nëntor 2022, 22:06 Nga e.k
Primaret në PD/ Berisha: Ka mbi 200 kandidatura në gjithë vendin!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se deri më tani ka mbi 200 kandidatë që kanë dorëzuar kandidaturat e tyre për të marrë pjesë në procesin e primareve që po zhvillon PD. Sipas tij pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit Edi Rama Partia Demokartike do të jetë fituese nëse do të ketë zgjedhje të lira. I pyetur në lidhje me procesin e Primareve dhe a ka bërë ndërhyrje tek ndonjë kandidat Berisha u përgjigj prerë se nuk do e bëjë diçka të tilla. Kreu i selisë blu tha se pavarësisht preferencave të tij ai nuk do të ndërhyjë dhe do të respektojë vullnetin e demokratëve.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: A mud të sabotohen kandidatët e primares dhe kjo garë ta përçajë partinë?

Sali Berisha: Edi Rama mund të përdorë ata që mund të përdorë nga PD por me aq sa shohë unë nga kjo mbështetje popullore Partia Demokratike nëse do të ketë zgjedhje të lira do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve. Edi Rama do të marrë flamurin po ne nuk ja lejmë. Po bën gjithçka për të rrëmbyer zgjedhjet për të rrëmbyer votën. Unë nuk e akzuoj atë se ky apo ai ka kundërshtim me Sali Berishës, por përpjekja e tij për të konfiskura partinë. Ka mbi 200 kandidatura nga mbarë vendi.

Pyetje: A keni pasur ndikim direkt se mund të dalë ndonjë kandidat që moubnd të thojë ky ka pasur mbështetjen e Berishës dhe fitoj?

Sali Berisha: Kam preferencat e mija për do ruaj distancën, dhe e dinë secili. Te unë kanë ardhur, u uroj suksese po këtë nuk e bëj. Cilido të fiotojë unë do të bëj gjithçka për ta mbështetur.

sali berisha

Sondazh

Poll