Politike

Meta përplaset me Bushatin: Ishe pro djegies së mandateve, Basha u tall me popullin

Meta i tha Bushatit se ka qenë pro lënies së mandateve duke shtuar se këto të fundit Basha nuk i la por i shiti.

14 Nëntor 2022, 22:10 Nga I.A
Meta përplaset me Bushatin: Ishe pro djegies së mandateve, Basha u
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është përplasur me analistin Andi Bushatin, pasi ky i fundit i tha se Lulzim Basha në kohën kur ishte kreu i PD-së, ka zhvilluar protesta të forta dhe të mëdha. I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta i tha Bushatit se ka qenë pro lënies së mandateve duke shtuar se këto të fundit Basha nuk i la por i shiti. Më tej ai theksoi se ish-kryedemokrati është tallur me popullin.

Pjesë nga debati:

Meta: Jam kundër asaj që tha Bushati, që Lulzim Basha i bënte protestat më të forta

Bushati: më të mëdha e më të forta

Meta: A ka mundësi të flasim pak, se ju keni qenë një nga përkrahësit më të mëdhenj të lënies së mandateve

Bushat: Po dhe kësaj i qëndroj

Meta: Po ai i shiti mandatet nuk i la. Lulzim Basha u tall me popullin opozitar, i nxirrte njerëzit aty dhe bënte sikur digjte kërpudhën kot.

ilir meta andi bushati

Sondazh

Poll