Politike

Porti i Durrësit, Meta: Skemë tipike pastrimi parash, do qarkullohet 3.2 miliard Euro

Po ashtu, Meta ka theksuar se po realizohet një operacion qarkullimi prej 3.2 miliard Euro dhe se interesi është krejtësisht privat, pasi projekti nuk është infrastrukturë strategjike.

14 Nëntor 2022, 21:54 Nga I.A
Porti i Durrësit, Meta: Skemë tipike pastrimi parash, do
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar projektin e Portit të Durrësit, duke e quajtur atë një çmenduri. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se afera e Portit të Durrësit është një skemë tipike pastrimi parash. Po ashtu, Meta ka theksuar se po realizohet një operacion qarkullimi prej 3.2 miliard Euro dhe se interesi është krejtësisht privat, pasi projekti nuk është infrastrukturë strategjike.

Postimi i Plotë:

Afera e Portit të Durrësit, është një çmenduri tjetër rilindase, që ka përcaktorë makuterinë, babëzinë, pastrimin e parave, mungesën e transparencës, dhe shkatërrimin e interesit publik. Nga një vlerësim i planit të financimit të projektit, duket qartë se kemi të bëjmë me një skemë tipike pastrimi parash. Vetëm me 6.8 % financim nga aksionerët dhe bankat, (të investimit 2 miliard euro), pra rreth 130 milion euro, realizohet një operacion qarkullimi prej 3.2 miliard Euro. Nuk ka transparencë se cili është interesi publik i kësaj skeme pastrimi parash.  Me statusin e investitorit strategjik të skemës, nuk është e qartë nëse TVSh e munguar do të jetë 20% e 2 miliard, rreth 400 milion euro. Pa përmendur 8% të infrastrukturës, 160 milion euro dhe 3% për të pastrehët 60 milion euro. Pra, rreth 600 milion euro që nuk hyjnë në shtet. Një ndërhyrje e tillë, cënon rëndë të ardhurat në buxhet dhe prish gjithë tregun e ndërtimit dhe kompanive të rregullta të ndërtimit. Interesi këtu është krejtësisht privat, pasi projekti nuk është infrastrukturë strategjike. Por "strategjike" për "Rilindjen" janë vetëm mega-skemat e vjedhjes dhe pastrimit të parave!

Mohamed Alabbar, i njohur si themeluesi i “Emaar Properties”, e zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall, është paraqitur nga qeveria si investitor i projektit të portit të Durrësit. Aktualisht kompania e regjistruar në vendin tonë për projektin ka statusin e investitorit strategjik dhe për llogari të projektit janë vënë në dispozicion 209 pasuri shtetërore. Kompania zotëruese e aksioneve ishte Symphony Real Estate Development që pak kohë më parë i kaloi aksionet tek NORTH EAST REAL ESTATE HOLDINGS LIMITED. Opozita e quan aferën më të madhe korruptive faljen e 800 mijë metrave katrore një kompani off shore, për të cilën kryetari i PD, Sali Berisha thotë se ka si aksionerë vëllezërit Kariç. Sipas opozitës, ky është një projekt i Ramës dhe Vuçiç për të marrë portin e Durrësit.

ilir meta porti i durresit

Sondazh

Poll