Politike

Zgjedhjet/ Berisha: Ne o do të rikthejmë votën ose do të shuhemi

Kreu i selisë blu u shpreh se PD do të bëjë gjithçka që të sigurojë votën në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të mbahen më 14 maj.

14 Nëntor 2022, 21:06 Nga e.k
Zgjedhjet/ Berisha:  Ne o do të rikthejmë votën ose do të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se qëllimi i tij është rikthimi i votës së lirë. Ai tha se nëse nuk rikthehet vota e lirë atëherë opozitarizmi do të shuhet. Kreu i selisë blu u shpreh se PD do të bëjë gjithçka që të sigurojë votën në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të mbahen më 14 maj. I ftuar në 'Syri TV' ai tha se ai synon që shqiptarët të votojnë të lirë.

Sali Berisha: Ai do të vendosë sasi të pafundme fondesh për t'i marrë. Unë ju them ju se nuk është ajo zgjidhja. Në qoftë se një kryeministër vendos të mos pranojë rezultat zgjedhjesh ai i merr ato. Ky nuk i fsheh këto. Ne po u themi shqiptarëve që për shumë arsye, po i themi komunitetit ndërkombëtar, forcë në botë, ne o do të rikthejmë votën ose do të shuhemi. Ne themi garantojmë votën, vota nuk do të ishte në diskutim sot në se PD do të kishte një lidership me datë 27 prill. Dua që qytetarët e vendit tim të votojnë të lirë, asnjë qëllim tjetër s'kam. 

sali berisha

Sondazh

Poll