Politike

Protesta/ Berisha: Dha shpresë dhe optimizëm se populli është në këmbë

Sipas kryedemokratit protesta dhe besim dhe optimizim se populli është në këmbë përballë qeverisë.

14 Nëntor 2022, 20:55 Nga e.k
Protesta/ Berisha: Dha shpresë dhe optimizëm se populli
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike duke komentuar protestën e 12 nëntorit të thirrur nga opozita e bashkuar tha se ishte një nga më madhështoret. Sipas kryedemokratit protesta dhe besim dhe optimizim se populli është në këmbë përballë qeverisë. I ftuar në 'Syri Tv Berisha tha se protesta dridhi themelet e regjimit monist të Edi Ramës. Kreu i selisë blu tha se beteja për votën është një nga më kryesoret dhe se pa votë të lirë sipas tij vendi merr fund.

Sali Berisha: Mendoj se protesta ja arriti qëllimit në mënyrë të jashtëzakonshme dhe ishte e tillë. Një popull i tërë sa kurrë ndonjëherë mbushi builevardet e Tiranës për tre orë me radhë. Dridhi nga themelet regjimin monist të Edi Ramës, përcolli mesazhet se populli opozitar është në këmbë dhe i pamposhtur. Dha shpresë dhe optimizim që ky popull është në këmbë kundër Edi Ramës. Radhë ka pasur protestë me mesazhe më të fuqishme se kjo protestë në rafshin strategjik, ne jemi para një çështjeje shumë themelore. Ne mund të bëjmë një listë të gjatë të fenomeneve negative, shkaku kryesor i të gjithave është se ne nuk votojmë. Secili duhet ta dijë se ky është fillimi para së gjithash për votën e lirë. E konsideroj këtë një mision më të rëndësishmë, duhet t’u rikthejmë votën shqiptarëve. Ose do të votojnë ose do të marrë fund ky vend. 

sali berisha

Sondazh

Poll