Politike

Non grata nga SHBA/ Berisha: Deklarata e Kim njollë e zezë në marrëdhëniet mes vendeve! Mjer ai që prek votën

Duke komentuar shpalljen e tij non grata nga SHBA kreu i selisë blu tha se nuk ka asnjë fakt kundër tij dhe se e gjitha kjo është falë lobimit të miliarderit George Soros dhe kryeministrit Rama.

14 Nëntor 2022, 21:23 Nga e.k
Non grata nga SHBA/ Berisha: Deklarata e Kim njollë e zezë në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se beteja për votën e lirë është betejë për jetë a vdekje. Duke komentuar shpalljen e tij non grata nga SHBA kreu i selisë blu tha se nuk ka asnjë fakt kundër tij dhe se e gjitha kjo është falë lobimit të miliarderit George Soros dhe kryeministrit Rama. Duke folur në 'Syri Tv' Berisha 'shënjestroi' dhe ambasadoren e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim për të cilën tha se ka shkelur çdo ligj mbi tokë duke ndërhyrë në punë e brendshme të Partisë Demokratike dhe gjyqësorit në vend.

Sali Berisha: Edi Rama përfaqëson çdo bandë. është kryebandiditi i këtij vendi. O rikthejmë votën o fsadë ne nuk rrim. Unë I ndjek këta I ndjek çdo ditë dhe këta skanë ndërmend të bëjnë zgjedhje, dua të grabisin zgjedhjet dhe ne do t’u japin atë që meritojnë. Do vazhdoj me protesta, kjo është një betejë për jetë a vdekje për votën e liri. Vdekje monizmi është slogani ynë. Ne jemi në betejë me munizmin, nuk duam konflikt civil, mjer ai që tenton të prekë votën. Një betejë ku informoja elitën e botës, për aktin korruptiv të dezinjimit tim pa asnjë dokument e asnjë fakt, por bazuar në lobimin korruptiv të Soros e Ramës. E dyta në gjykatë. Kisha njohuri, atë po e bëja me efiçensë të plotë. Ti thuash një vendi kush do futet e kush s’do futet, shkel çdo llojë rregulli mbi tokë. Ajo përmbën një akt që do mbetet njollë e zezë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane

sali berisha

Sondazh

Poll