Politike

Gjyqi për statutin e PD/ Berisha paralajmëron Ramën: Për demokratët është jetë a vdekje

Berisha tha se beteja për flamur është një betejë për jetë a vdekje dhe se demokratët dinë t'i dalin zot atij. Sipas Berishës Rama kërkon të grabisë opozitarizmin dhe ta kthejë PD në një parti 2 përqindëshi.

14 Nëntor 2022, 20:58 Nga e.k
Gjyqi për statutin e PD/  Berisha paralajmëron Ramën: Për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama sa i përket statutit të PD që ndodhet për gjykim në Gjykatën e Apelit. Vendimi i Apelit do të përcaktojë dhe se kush ka legjimitetin në selinë blu. Berisha tha se beteja për flamur është një betejë për jetë a vdekje dhe se demokratët dinë t'i dalin zot atij. Sipas Berishës Rama kërkon të grabisë opozitarizmin dhe ta kthejë PD në një parti 2 përqindëshi. Deklaratat kryedemokrati i bëri gjatë një bisedë në Syri Tv.

Sali Berisha: Unë shoh Edi Ramën në çdo skemë që bën, e bën për të grabitur zgjedhjet. Do të grabisë opozitën. Do që të asgjësojë PD-në, ta kthejë atë në parti 2%. Nëse na prek flamurin atëherë unë besoj se demokratët do dinë t'i përgjigjen. Nëse mendon të konfiskojë flamurin, demokratët do të reagojnë, është betejë për jetë a vdekje. Nuk është flamur për t'u dorëzuar, është një flamur që ka përmbysur komunizmin. Nuk është flamur për t'u dorëzuar apo rrëmbyer. Një njeri që në mënyrën më të pacipë, shtyn gjyqin tre herë dhe e cakton gjyqin në datën 6 dhjetor, ditën e Samitit dhe ne do t'i përgjigjemi. Beteja për flamurin është e shenjtë. Ne kemi filluar përgjigjet

sali berisha

Sondazh

Poll