Politike

Mblidhet kryesia e PD-së ditën e nesërme, diskutimet fokusohen në dy dika të rëndësishme

Në mbledhje do të ketë dy pika të rendit, të cilat miratimi i kandidaturave të Primares si dhe vazhdimi i aksionit opozitar.

14 Nëntor 2022, 20:22 Nga I.A
Mblidhet kryesia e PD-së ditën e nesërme, diskutimet fokusohen
PD

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të mbledh ditën e nesërme kryesinë. Mësohet se kryesia e PD-së do të mblidhet ditën e nesërme në orën 14:00. 

Në mbledhje do të ketë dy pika të rendit, të cilat miratimi i kandidaturave të Primares si dhe vazhdimi i aksionit opozitar.

Njoftimi i PD-s:

Të nderuar anëtarë kryesie. Nesër datë 15 në ora 14.00 mbledhje e kryesisë së PDSH me rend dite:

1-Shqyrtim dhe miratim të kandidaturave për ‘Primaret’

2- Diskutime rreth vazhdimit te aksionit opozitar’, thuhet në njoftimin e bërë publik nga selia blu.

Dy ditë më parë për tre orë rresht, Opozita e Bashkuar, Partia Demokratike e Partia e Lirisë kanë zhvilluar një protestë paqësore. Mijëra qytetarë u grumbulluan para Kryeministrisë dhe me pankarta në duar kërkuan rrëzimin e qeverisë e kryeministri Edi Rama. Në total folën 20 persona, pedagogë, aktivistë e deputetë. Të gjithë numëruan dështimet e qeverisë dhe kërkuan ndërrimin e pushtetit. Vetë kryedemokrati Sali Berisha e kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta janë shprehur se Rama do të vendoset para drejtësisë e do të përfundojë në burg për vjedhjen e qytetarëve. Të dy krerët e partive opozitare premtuan ndryshime rrënjësore në vend.

sali berisha mblidhet kryesia e pd

Sondazh

Poll